Zbardhen emrat e socialistëve e opozitarëve të emëruar në Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

schedule10:10 - 7 Maj, 2021

schedule 10:10 - 7 Maj, 2021

Zbardhen emrat që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta. Kryetari i këtij komisioni që pritet të votohet sot në parlament është Alket Hyseni. Ndërsa, nënkryetari i komisioni është Myslim Murrizi.

Sekretare është Klotilda Bushka dhe anëtarë të tjerë janë Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe  Arlind Çarçani.

Kurse, zëvendësues janë emëruar Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj gjatë së cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. sb/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!