Zbardhen disa raste të grabitjeve në Fushë Krujë, arrestohet 33-vjeçari

schedule13:52 - 4 Prill, 2025

schedule 13:52 - 4 Prill, 2025

Goditet grupi që kryente vjedhje në Fushë Krujë. Sipas policisë në pranga ka rënë edhe një shtetas tjetër.

32-vjeçari banues në Kamzë, ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Ndërsa në fazën e parë të operacionit “Formacioni”, u vunë në pranga katër pjesëtarë të këtij grupi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!