Greqia është kapluar nga dhimbja dhe zia pas tragjedisë së rëndë shkaktuar pas përplasjes së dy trenave, ku humbën jetën të paktën 57 persona. Drejtori i stacionit të Larisës, i cili është arrestuar, po përballet me akuza më të rënda dhe autoritetet po hetojnë çdo veprim të tij.
Sipas, mediave greke shoferi i trenit dyshohet se u përpoq të kontaktonte drejtorin e stacionit në sekondat e fundit përpara se trenat të përplaseshin në Tempe, por nuk mori asnjë përgjigje.
Shoferi i trenit Intercity 62 pasi ka kuptuar se është futur në krahun e kundërt, ka pyetur: Jam fut në linjë, a jam mirë këtu? Por drejtori i stacionit nuk u përgjigj. Mirëpo, siç sqarohet, policia nuk ka analizuar të gjithë materialin nga kamerat.
Drejtuesit e trenave kanë vazhduar në drejtime të kundërta për disa minuta, deri sa janë përplasur kokë me kokë me shpejtësi të madhe.
/abcnews.al