Gigi Hadid thuhet se është takuar me avokatë për të diskutuar çështjet e kujdestarisë pas ndarjes së saj me Zayn Malik. Ish-çifti thuhet se janë ndarë pas pretendimeve se këngëtari britanik ka dhunuar mamanë e modeles, Yolandën gjatë një sherri në shtëpinë e tyre.
“Gigi u takua me avokatët e saj javën e kaluar. Ajo gjithashtu u takua me avokatë të rinj për të filluar të ndihmonte me çështjet e kujdestarisë të së bijës.“, tha një burim për UsWeekly. Burimi shton se Malik do të jetë do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së modeles por ajo e sheh grindjen mes tij dhe nënës shumë shqetësuese.
“Gigi do të bëjë gjithçka që mundet për t’u siguruar që ata të jenë bashkë prindër në një mënyrë civile.”, tha burimi. Ish anëtari i One Direction është shprehur i shqetësuar për të ardhmen e familjes së tij pas grindjes, ndërsa thuhet se planifikon të ‘luftojë’ për të shmangur një betejë për kujdestarinë e së bijës.
/abcnews.al