Zarfi plot nga filmat erotikë, a do t’i dublonte edhe sot Tan Brama?

schedule18:50 - 10 Shkurt, 2022

schedule 18:50 - 10 Shkurt, 2022

Pjesëmarrja e Dritan Bramës në Big Brother Vip u shoqërua me shumë bujë jo vetëm në hyrje por edhe përgjatë qëndrimit të tij. Një ndër “sekretet” që koreografi zbuloi në reality show ishte dublimi i filmave me përmbajtje pornografike. Për ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ai shprehu se publiku e perceptoi se një të fshehtë nga jeta e tij, por për të është thjesht një tjetër detaj.

“Mund ta kisha thënë që në hyrje, te spoti. Por kjo ka dalë shumë natyrshëm. Nuk ka qenë strategji. Unë e kam thënë edhe herë të tjera. Unë thashë se do e merrnin për keq njerëzit, por kur dola pashë meme-t dhe vetëm kam qesh.” – shprehu Brama.

Kurioziteti ka qenë tepër i madh për të ditur më tepër mbi këto bashkëpunime të tijat. Ai nuk ngurroi të tregonte se jo vetëm e kujtonte si një kohë të mirë të jetës së tij, por dhe nga ana monetare ka qenë tepër i kënaqur. Ndër të tjera ai shtoi se nëse do t’i jepej mundësia, dhe me një pagesë të majme, do t’i bënte sërish filmat +18.

“Ka qenë viti 2004 që jam paguar shumë mirë dhe kam qenë ndër më të mirët aty. Por s’është vetëm ajo. Unë kam bërë dhe filma si ‘Piratët e Karaibeve’ apo ‘Shkrek’. Ajo ka qenë trampolinë tjetër. Në qoftëse është pagesë e mirë, do e bëja prapë. Ka qenë punë shumë e pastër, merrja zarfin dhe nuk e çaja kokën fare.” – tha Dritan Brama për Abc News Albania.

Ndër të tjera u përmend në intervistën e tij edhe shifra e lartë e ndjekësve që Dritani mban në Instagram. Bëhet fjalë për plotë 4.1 milion ndjekës të cilat u bënë kryefjalë e shumë bisedimeve edhe në reality show. Por koreografi shprehet se pavarësisht kësaj njohjeje dhe fame ai është i thjeshtë dhe preferon të mos e theksoj njohjen në rrjete sociale.

Nga ana tjetër ai zbuloi se fansat e shumtë në Instagram kanë një ndikim pozitiv për të, sidomos në një kohë ku ai do të udhëtoj drejt Londrës në një workshop prestigjoz dhe emrin i tij do të vijoj të ngrihet edhe më tepër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!