Zarfi në çantë fut në telashe shqiptarin

schedule12:30 - 9 Prill, 2019

schedule 12:30 - 9 Prill, 2019

Një korrier shqiptar që transportonte rreth 600 gram kokainë, e cila mund të arrinte vlerën mbi 50,000 euro, u arrestua nga policia e Raguzës. Agjentët e ndaluan atë pasi i bënë një kontroll çantës së tij në terminalin e autobusave Scicli, ku ai kishte ardhur me autobus nga një rajon tjetër.

Agjentët vunë re disa të huaj me origjinë shqiptare, prandaj të gjithëve iu kërkua të tregonin dokumentet dhe iu kontrolluan çantat. Pas kontrollit shqiptari u arrestua pasi në një zarf të gjetur në çantën e tij iu sekuestrua lënda narkotike. Ai tashmë është lënë në paraburgim në dispozicion të autoriteteve ligjzbatuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!