Zaptuan plazhin me çadra e shezlonë, arrestohen 2 administratorë në Durrës

schedule12:03 - 21 Qershor, 2020

schedule 12:03 - 21 Qershor, 2020

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy administratorë të një subjekti janë arrestuar në qytetin bregdetar pasi kundërshtuan policinë që u hoqi çadrat pa leje që kishin vendosur në plazh.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar F. N. 51 vjeç dhe K. N. 56 vjeç, banues në Shijak, ndërsa një tjetër A. M. 32 vjeç po hetohet në gjendje të lirë. T

Të arrestuarit sipas policisë kishin zaptuar hapësirën e plazhit në vijën bregdetare, duke vendosur çadra dhe shezlonë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19.

Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë bashkiake.

Arrestohen 2 administratorë të një subjekti, pasi kundërshtuan punonjësin e Policisë, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për pushtim toke.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlogët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjatë veprimeve të kryera nga punonjësit e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak, Durrës (administratorë të një subjekti), pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. M., 32 vjeç, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Nga Policia bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Pushtimi i tokës”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!