Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetin e tij socal Facebook pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës. Me diçiturën ‘Durrës, ecim’, kryeministri ndau pamje nga disa zona të qytetit bregdetar të cilat janë zbrazur nga ndërtimet ilegale dhe nga zaptimi i territoreve të qytetarëve.
Aksioni për lirimin e hapësira publike ka nisur prej disa javësh në mbarë vendin, ku qytetarë dhe biznese të shumta kanë bashkëpunuar sipas rregullave për lirimin e mjediseve.
Krahas saj, kryeministria ka lançuar portalin ‘Hapësira ime publike’ ku qyetarët mund të raportojnë çdo rast ndërtimi në kundërshtim me ligjin.
Deri më tani, në këtë rubrikë janë raportuar 6187 raste nga qytetarë të ndryshëm, ku 1355 prej tyre kanë marrë zgjidhje dhe 4832 janë në proces.

