Zaniolo ende e ka Juventusin në mendimet e tij

schedule10:32 - 13 Korrik, 2022

schedule 10:32 - 13 Korrik, 2022

Nicolo Zaniolo fluturoi në Portugali me Romën, por gjithmonë e ka Juventusin në mendimet e tij raporton Corriere dello Sport.

Vazhdojnë kontaktet, ende nuk ka marrëveshje

Kontaktet me Juventusin vazhdojnë, por ende nuk ka marrëveshje, sidomos për formulën. Roma ka propozuar një huazim (10 milionë) me shlyerje duke filluar nga vera e vitit 2023 për një shumë mes 30 dhe 40 milionë me bonus.

Shitja e Zaniolos. konsiderohet si një sakrificë e nevojshme për buxhetin dhe për të pasur më shumë burime për t’i ndarë në fushatën e blerjeve. /abcnews.al/