Zani Caushi u tërhoq nga lirimi?, avokati Lera: Riparaqesim kërkesën pasi të saktësohet “burgimi”

schedule13:05 - 17 Korrik, 2020

schedule 13:05 - 17 Korrik, 2020

Avokati Arben Lera, ka sqaruar juridikisht arsyen e tërheqjes së Myrteza Caushit, i njohur me emrin Zani Caushi nga kërkesa e tij, në seancën gjyqësore të ditës së sotme.

Sipas avokatit, gjatë zhvillimit të procedimit gjyqësor, është konstatuar një gabim në përllogaritjen e viteve të kryerjes së dënimit.

Ky gabim konsiston në mosllogaritjen e kohës së paraburgimit, që ka kryer klienti i tij.

LEXO edhe: Gjykata pushon çështjen ndaj Zani Caushit, çfarë deklaroi “i forti” i Vlorës në gjyq

Gjithashtu avokati Lera, ka shpjeguar se kërkesa e klientit të tij është e bazuar në ligjin e kohës kur është gjykuar Zani Caushi, pavarësisht se ligji aktual në fuqi nuk e parashikon dispozitën objekt  të kërkesës.

Ne doktrinën e së drejtës penale ekziston parimi i gjykimit të veprës penale sipas ligjit favorizues.

Për sa më sipër,  pala mbrojtëse e Zani Caushit, bën me dije se klienti i tij ka të drejtën e paraqitjes së kërkesës së tij, për lirimin me kusht, sapo të ketë konkluduar në përllogaritjen e saktë të viteve të kryerjes së dënimit, e cila sipas tij e kalon afatin 25 vjet.

Në përfundim, z. Lera u prononcua edhe mbi kërkesën e dytë në shqyrtim të ditës së sotme, e cila ka të bëjë me kundërshtimin e një mase disiplinore dhënë nga autoriteti i burgut, për të cilën Zani Caushi, ngre pretendimin se është dhënë në mënyrë të padrejtë.

“Normalisht veprimi i ligjit penal është në kohë, nëse Zani Caushi është dënuar në vitin 2000 atëherë aplikohet ligji i atij viti dhe jo i vitit 2020. Dosja e Zani Caushit është komplekse sepse janë ndërthurur shumë faktorë.

Për sa i përket aspekteve ligjore doktrinës ligjore, çdo i dënuar me burgim të përjetshëm i dënuar përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal, nëqoftëse kryejnë 25 vite dënim dhe përmbushin kërkesat specifike të ligjit kanë të drejtë të kërkojnë lirimin me kusht, pastaj vendos Gjykata. Zbatimi i ligjit të vjetër është detyrë e Gjykatës, janë të sanksionuara në ligj”, deklaroi avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!