Analisti Lorenc Vangjeli ka krahasuar një “kategori” politikanësh shqiptarë me banditët. I ftuar në emisionin “Log.” në Abc Vangjeli tha se politikanët janë më të frikshëm, pasi sipas tij banditët grabisin një furgon kurse politikanët vjedhin çdo ditë xhepat e qytetarëve.
“Nëse do kishte standard një shumicë dërrmuese politikanësh të vazhdojnë të jenë larg. E mbani mend Lul Berishën dhe Zani Caushin… Diferenca me banditin shqiptar është kravata e politikanit. Janë shumë herë më të frikshëm, nëse ata gërmonin një furgon, politikanët i kanë futur duart në xhepat e secilëve prej nesh”, tha Vangjeli.
Ish-deputeti Sherefedin Shehu duke folur për situatën politike tha se nuk duhet të ketë bashkëpunim mes PD dhe PS.
“Fakti që Basha lëkundet në krye të PD se ka më atë shans (për bashkëpunim).Demokratët s’e mendojnë që lideri i tyre dhe PD të bashkëqeverisë me PS. Ky vend nuk ka në kulturë dhe traditë opozite… Është fatkeqësi e madhe dhe fakti që jemi në këtë situatë është ne nuk kemi linja bashkëpunimi ndërpolitike. Palët kanë prodhuar dokumente të bazuara në pazare…”, shtoi Shehu mes të tjerash. /abcnews.al