Zanetti merr çmimin prestigjioz, sa shumë elozhe për të

schedule20:21 - 13 Nëntor, 2019

schedule 20:21 - 13 Nëntor, 2019

Ish-trajneri i Barcelonës, Gerardo ‘Tata’ Martino, i thuri elozhe bashkëkombasit të tij, Javier Zanetti. Legjenda e Interit, si dhe zv. presidenti i klubit, u nderua me çmimin “Hall of Fame” në futbollin argjentinas, në evenimentin që u zhvillua në Meksikë.

Në fjalën e tij, Martino tha: ”Nderi im për t’ia paraqitur këtë çmim dikujt, i cili për mua, ishte një nga futbollistët më të mëdhenj në Argjentinë dhe futbollin botëror. Ai është një nga kapitenët e e jashtëzakonshëm të kombëtares së Argjentinës, ka luajtur 142 ndeshje dhe ka dhënë gjithçka në fushë”.

Tek Interi, Zanetti ishte i pari futbollist jo-italian që ishte kapiteni i një klubi në Serie A. Zanetti luajti pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij me fanellën e Interit, duke duke zbritur në fushën e blertë plot 860 herë./abcnews.al