“Zana” rrëmben çmimin kryesor në TIFF, Pandeli Çeço trofeun e audiencës

schedule19:45 - 28 Shtator, 2020

schedule 19:45 - 28 Shtator, 2020

Në kinemanë e hapur tek kodrat e liqenit, u mbajt ceremonia e ndarjes se çmimeve të TIFF. Filmi “Zana” i  regjisores  Antoneta Kastrati u nderua me çmimin kryesor të edicionit të 18 të filmit.

Filmi trajton një temë shumë të ndjeshme, ku personazhi kryesor i luajtur nga Adriana Matoshi, e përhumbur nga e kaluara e saj e shtypur prej kohësh dhe e trysnuar nga familja për të kërkuar trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj.

Pandeli Çeço rrëmbeu trofeun e çmimit të audiencës me filmin dokumentar “Çarçfët e Bardhë”  me skenar të Luljeta Prognit, film është bazuar në jetën e arkitektit  dhe artistit Maks Velo.

Filmi “Exil” i Visar Morinës  fitues edhe “Zemrës së Sarjevës”, nderohet me skenarin më të mirë në TIFF./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!