Zaloshnja: Foltorja i shtoi popullaritetin Berishës

schedule22:33 - 11 Tetor, 2021

schedule 22:33 - 11 Tetor, 2021

Analisti i sondazheve Eduart Zaloshnja, duke krahasuar dy sondazhe të pavarur të bërë nga Euronews dhe Javanews, thotë se Sali Berisha ka rreth 85,000 përkrahës më shumë se Lulzim Basha mes elektoralit blu.

Në një lidhje direkte me “Log” me Endri Xhafon, Zaloshnja tha se mbështetësit për liderin historik të Partisë Demokratike janë rritur me fillimin e aktivitetit të foltores.

“Janë rezultate thuajse identike…Numrat e sondazheve, statistikisht janë thuajse njëlloj. Del që aktualisht rreth  85,000 përkrahës ka më shumë sesa Basha në elektoralin e djathtë.

Por si përkthehen këto shifra në betejën e brendshme të PD-së?

Analisti i sondazheve u shpreh 47 për qind të elektoratit demokrat janë optimistë se me Berishën mund të vijë në pushtet, por shtoi se kjo është një përqindje e vogël për të shprehur një unitet të zgjedhësve.

“Në opinionin e përgjithshëm shqiptar, Berisha ka 85,000 ndjekës më shumë…Në mënyrë të tërthortë kjo tregon një rritje të kuotave në elektoratin e përgjithshëm. Votuesin e djathtë. Në sondazhin e bërë në fillim të shtatorit, kuotat në elektoratin e përgjithshëm ishin të barabarta mes  Bashës dhe Berishës. Aktiviteti i foltores ka shtuar përkrahësit e Berishës dhe ka ulur të Bashës. 47 për qind e elektoratit demokrat është optimist që me Berishën vihet në pushtet. Numri i përkrahësve është thuajse identik në të dyja sondazhet.”

Për krahasim, Zaloshnja sjell si shembull Partinë Republikane në SHBA, ku 81 për qind e elektoratit mendojnë se me Donald Trump mund të vijnë në pushtet.

“Duhet që shumica dërrmuese e elektoratit të mendojë që me një lider ose një tjetër mund të vijë në pushtet.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!