Zakharova: Perëndimi po bën luftë kundër Rusisë duke përdorur Ukrainën

schedule17:10 - 3 Maj, 2024

schedule 17:10 - 3 Maj, 2024

Deklaratat e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron, përbëjnë një pranim se Perëndimi po bën një luftë kundër Rusisë duke përdorur “duart ukrainase”, tha këtë të premte zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Cameron tha të enjten se Ukraina kishte të drejtë të përdorë armët e ofruara nga Londra për të goditur objektivat brenda Rusisë dhe se i takon Kievit të vendosë nëse do ta bëjë këtë.

“Fjalët e Cameron janë provë e mëtejshme e luftës hibride që Perëndimi po bën kundër vendit tonë. Rusia po i përgjigjet kësaj dhe do të vazhdojë të përgjigjet”, tha Zakharova. Zëdhënësja paralajmëroi gjithashtu se çdo goditje e Ukrainës, e mbështetur nga Perëndimi, kundër urës së Krimesë ose vetë Krimesë, Rusia do të hakmerret .

“Dua të paralajmëroj Uashingtonin dhe Brukselin se çdo veprim agresiv kundër Krimesë jo vetëm që është i dënuar me dështim, por gjithashtu do të përballet me një goditje hakmarrëse shkatërruese”.

Zakharova tha gjithashtu se Rusia do të hakmerret kundër një lëvizjeje të mundshme të Danimarkës për të kufizuar lundrimin e lirë të anijeve ruse në ngushticat e Balltikut, të cilin do ta konsideronte një akt armiqësor.

Zëdhënësja përsëriti se Rusia është e gatshme të shqyrtojë propozime “serioze” për t’i dhënë fund luftës, bazuar në “realitetet” ekzistuese, për sa kohë që Ukraina angazhohet të mbetet ushtarakisht neutrale në të ardhmen. Këto kushte janë të njëjta me ato që tashmë janë refuzuar nga Kievi në të kaluarën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!