Drejtori i Medresesë së Tiranës Ali Zaimi shpjegoi në “Log.” në ABC edukimin e hershëm që ndjekin në vendin tonë që ata që synojnë që në të ardhmen të përqendrohen në studime fetare islame. Ai u shpreh se medreseja është një shkollë si të gjithë gjimnazet e tjera dhe mësimet fetare në këtë institucion janë mjaft bazike.
“Medreseja është shkolla e nivelit 9-vjeçar dhe të mesëm që njihet në shtet. Medreseja ka status të veçantë. Është një shkollë si gjimnazet e tjera. Njihet si një shkollë e Mesme e Përgjithshme. Kemi në mbi më shumë se 50 shtete të botës studentë. Mësimet fetare janë mjaft bazike në Medrese. Një pjesë e tyre e zgjedhin atë”, deklaroi Zaimi.
Ai u shpreh se fenë islame e kanë sjellë deri më sot dijetarët dhe studiuesit.
“Dijetarë dhe myslimanë larg pamësisë së tyre për të zgjedhur më origjinalen. Devijancat kanë ardhur rrugës. Mekanizmat dhe përdorimi i fesë kanë ndodhur rrugës. Aty ku përzihet politika me fenë është e vështirë të japësh vetëm një përgjigje. E rëndësishme është që fenë islame e kanë sjellë deri më sot dijetarët dhe studiuesit. Ka një metodologji strikte si përcillet literatura dhe ka nivele të autoriteteve që pranohen në rang rajonal, universal dhe global”, u shpreh Zaimi. m.v/abcnews.al