Zaev, vizita e parë zyrtare në Beograd

schedule17:03 - 21 Nëntor, 2017

schedule 17:03 - 21 Nëntor, 2017

Maqedonia dhe Greqia duket se i kanë lënë pas tensionet e kohëve të fundit. Kjo u konfirmua gjatë vizitës së parë zyrtare të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev në Serbi. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, deklaroi se tensionet në Ballkan do të vazhdojnë, si pasojë e çështjeve që mbeten ende të hapura.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, për herë të parë në Serbi. Shteti që nuk e ka mbështetur shumë dhe fqinjët me të cilët ka patur problem.
Pritja duket si për të gjithë zyrtarët e lartë- me nderime.
Fillimisht Zaev kritkoi Beogradin për qeverisje nacionaliste. Më pas në Sobranien e Shkupit u krijua konflikti me diplomatin serb që dukej si pjesë e trazirave. Por, tani gjithçka ka marrë fund. Këtë e konfirmon edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

Ana Brnabiç, Kryeministre e Serbisë: “Sigurisht se tensionet në Ballkan do të vazhdojnë në disa çështje të hapura, shpresoj jo shumë gjatë. Por, është me rëndësi të kemi dialog të hapur”.

Zaev ka thënë se kërkon trajtim të barabartë dhe e sheh të ardhmen e përbashkët.

Zoran Zaev Kryeministër i Maqedonisë: “Qytetarët e Maqedonisë e shohin Serbinë në vendin e parë si fqinjin me të cilin kanë patur marrëdhënie dhe eksperienca më të mira. Sa i përket Kosovës ne e mbështesim dialogun dhe shpresojmë të zgjidhet problemi sa më parë pasi është në interest edhe të Serbisë, por nga kjo çështje varet edhe perspektiva e tërë rajonit”.

Kryeministri maqedonas u prit edhe nga presidenti serb, Alleksandar Vuçiç./abcnews.al

 

https://youtu.be/lRgikICqzmM