Zaev uron 2 Gushtin: U vendosën shtyllat e para të republikës dhe shtetësisë

schedule11:16 - 2 Gusht, 2021

schedule 11:16 - 2 Gusht, 2021

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, këtë të hënë ka uruar ditën e Republikës. Në urimin e tij, Zaev shkruan se në vitin 1903 në Ilinden, kryengritja e Ilindenit dhe Republika e Krushevës, ndërsa më pas edhe në vitin 1944 me ASNOM-in, u vendosën shtyllat e para të Republikës dhe shtetësisë.

Në Pelincë, në Krushevë dhe të gjitha vendet historike, përkujtojmë viktimat e kryengritjeve të Ilindenit, heronjve të “NOB”, aktorëve të pavarësisë dhe i nderojmë ngjarjet historike përmes dy Ilindenëve në vitin 1903 dhe 1944, të cilat shprehin vazhdimësi të historisë dhe aspiratave të popujve të vendit tonë të krijojnë shtet në vete, e barabartë me popujt tjerë.

Ilindeni është proces i koduar në frymën e maqedonasve, shqiptarëve, romëve, turqve, serbve, vllehëve, boshnjakëve dhe gjithë popujve tjerë që jetojnë dhe luftojnë për një të nesërme më të mirë në mëmëdhenë tonë. Le të jenë të përjetshëm dy Ilindenët. Gëzuar dita e Republikës. Të jetojë Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan Zaev. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!