Zaev takon Ramën dhe Vuçiç: Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane

schedule20:33 - 28 Korrik, 2021

schedule 20:33 - 28 Korrik, 2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev këtë të mërkurë ka pritur në një takim në kuadër të minishengenit, homologun e tij shqiptar Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Zaev përmes një postimi në Facebook bën me dije se në qendër të diskutimit në këtë takim ka qenë bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit shtëpisë së përbashkët.

“Sot pasdite mirëprita presidentin e Serbisë, Vuçiçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Rama ku zhvilluam edhe një shëtitje të përbashkët në kuay-in e ri të Shkupit, ku u takuam në takim kryebashkiaku Shilegov.

Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë.

Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane në të cilën mbështesim veten dhe në të cilën promovojmë marrëdhëniet. Pamja jonë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë”, shkruan Zaev./abcnews.al