Zaev takim me përfaqësuesit politikë në vend për bashkëpunim

schedule13:03 - 18 Korrik, 2018

schedule 13:03 - 18 Korrik, 2018

Pasditen e së mërkurës pritet një takim mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe përfaqësuesve të ndryshëm të politikës në vend. Tema kryesore d të jetë bashkëpunimi mes palëve në përgatitje të referendumit të vjeshtës për marrëveshjen për emrin me Greqinë.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka ftuar në takim liderët e partive politike në vend pasditen e sotme  ku pritet të flitet për tejkalimin e dallimeve mes opozitës dhe pozitës për përgatitjet për referendumin për marrëveshjen me Greqinë për emrin, i cili duhet të mbahet në vjeshtë.

Ndërkohë Zaev ka komentuar dhe takimin e së martës me komisionerin për zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn. Kreu i ekzekutivit maqedonas kërkoi konfirmimin, por edhe avancim të bashkëpunimit me Rusinë. Por, ti Moska duhet ta ketë të qartë se vendi i Maqedonisë është në BE dhe në NATO.

Qëndrimi i Zaevit vjen pas deklaratës së tij të publikuar një ditë më parë në portalin amerikan “Bazfid”, se një biznesmen grek i afërt me kauzën ruse ka paguar protestat kundër marrëveshjes me Greqinë, në Maqedoni. Zaev nuk e tregoi emrin e tij, por Rrjeti Ndërkombëtar i Gazetarisë Hulumtuese për Korrupsion dhe Krim të Organizuar OÇRP, publikoi një tekst në të cilin zbuloi se bëhet fjalë për Ivan Savidis.

Biznesmeni grek me prejardhje ruse është pronar i disa sipërmarrjeve, si dhe pronar edhe i klubit të futbollit të Selanikut PAOK. Në ndeshjen kundër AEK-ut, ai hyri në fushë i armatosur duke kërcënuar arbitratPor është dhe pronar i gazetës greke “Etnos”, e cila botoi titull ofendues për intervistën me Aleksis Tsiprasin se “Kombi maqedonas nuk ka ekzistuar asnjëherë”, gjë që shkaktoi reagime në Maqedoni.

Savidisi menjëherë përgënjeshtroi akuzat se ka paguar protestat në Maqedoni dhe paralajmëroi padi. Ndaj deklaratave të një dite më parë kishte reagim edhe nga ambasada ruse në Shkup duke thënë se bëhet fjalë për përhapje të rusofobisë përmes partnerëve perëndimorë të Maqedonisë, si instrument për arritjen e qëllimeve personale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!