Zaev: Shpresojmë në një zgjidhje për emrin brenda këtj viti

schedule11:36 - 2 Shkurt, 2018

schedule 11:36 - 2 Shkurt, 2018

Në një deklaratë pë mediat bullgare kryeministri maqedonas Zoran Zaev u shpreh se zgjidhja për çështjen e emrit me Greqinë do të arrihet Brenda vitit. Më pas marrëveshja do i nënshtrohet një referendum në vend.

Kryeministri i MAqedonisë Zoran Zaev pret që deri në mes të këtij viti të gjendet zgjidhje për debatin 27-vjeçar për cështjen e emrit me Greqinë dhe në Samitin e NATO-s në qershor të aktivizohet ftesa zyrtare për anëtarësimin e vendit. Në një deklaratë për televizionin bullgar “Nova”, Zaev tha se zgjidhja do të duhet të miratohet në referendum.

Sipas tij referendumi duhet të jetë garanci shtesë edhe për palën greke, pasi do të rrëzoheshin në këtë mënyrë të gjitha dyshimet, dhe populli maqedonas do ishte i kënaqur duke vendosur vetë për marrëveshjen përfudimtar. Zaev shtori se maqedonasit janë të gatshëm për këtë, dhe zgjidhja përfundimatre do të ruajë dinjitetin e qytetarëve të Greqisë edhe të Republikës së Maqedonisë”.

Kryeministri maqedonas tha se së bashku me fqinjët jugorë nga Greqia po bëhet çfarë është e mundur që të hapet debat i brendshëm dhe të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!