Në një intervistë për mediat turke në prag të vizitës së tij zyrtare në vend, Kryeministri maqedonas Zaev ka mbrojtur dhe njëherë ligjin për gjuhën shqipe, duke theksuar se është në të mirë të vendit
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në prag të vizitës së tij në Republikën e Turqisë, në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadolu foli për qëllimin e vizitës, marrëdhëniet mes vendeve, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon, për çështjen e mosmarrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe aspekte të tjera shoqërore me rëndësi politike. Zaev mbrojti dhe njëherë ligjin e gjuhëve pra faktin që gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni. Ai thheksoi se Maqedonia është një vend multietnik dhe si e tillë çështja e përdorimit të gjuhëve është një e drejtë që nuk është mundësuar deri më tani, ndërsa kushtetuta e njeh atë.
Kreu I ekzekutivit maqedonas kritikoi mënyrën e zgjedhur nga partia opozitare VMRO për të bllokuar ligjin e shumëpërfolur me lojën e 35 mijë amendamenteve.
Zaev tha se nuk është e drejtë të paraqiten 35.000 amandemente për një ligj që ka 4.000 fjalë, gjë që në vetvete tregon se cili është qëllimi. Por, gjithësesi ai us hrpeh optimist se nëpërmjet një dialogu, pikërisht në Parlament, midis qeverisë dhe opozitës do të gjendet një zgjidhje për këtë bllokim të zgjidhjes ligjore. Zaev premtoi se ligji për gjuhët nuk është aspak i dhimbshëm pë rata që e kundërshtojnë, por përkundrazi do të krijojë kohezion të brendshëm në Republikën e Maqedonisë./abcnews.al