Zaev në Prishtine: Kumanova, çështje e brendshme e jona

schedule11:20 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 11:20 - 12 Dhjetor, 2017

Në vizitën e parë të një kryeministri maqedonas në Kosovë, Zoran Zaev është takuar me homologun e tij Haradinaj. Gjatë bisedës tema më e rëndësishme ka qenë ajo e rastit Kumanova, të cilën Zaev e ka cilësuar si një cështje të brendshme të Maqedonisë.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, është I pari kryetar I qeverisë së vendit të tij që ka vizituar Prishtinën ku është pritur homologu kosovar Ramush Haradinaj.

Në konferencën e përbashkët për shtyp një nga temat ishte dhe ajo e rastit Kumanova, e cila në Kosovë është diskutuar shumë për shkak të dënimeve të rënda që kanë marrë shqiptarët. Por Zaev është përgjigjur shkurt duke lënë të kutoohej se nuk do të pranohen ndërhyrje:

“Do të ketë një hetim ndërkombëtar pasi të dyja shtetet tona janë të interesuara për zbardhjen e së vërtetës. Por kjo është një cështje e brendshme e Maqedonisë.”

Në rastin “Kumanova”, pas dhunës së shpërthyer në “Lagjen e Trimave” në Maqedoni, mes disa shqiptarëve dhe policisë maqedonase në maj të 2014-s, javë më parë u dënuan disa shqiptarë, 7 prej tyre me dënim të përjetshëm, ndërsa të tjerët u dënuan me 746 vjet burg. Qeveria e Kosovës ndau nga buxheti i saj 290 mijë euro për familjarët e të dënuarve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!