Zaev: Ligji për përdorimin e gjuhëve s’ paraqet asnjë dhimbje për vendin

schedule15:01 - 8 Prill, 2018

schedule 15:01 - 8 Prill, 2018

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka thënë se ligji për përdorimin e gjuhëve është përmbyllje e marrëveshjes së Ohrit. Gjithashtu nënvizoi se zbatimi I ligjit nuk do të sjellë asnjë lloj dhimbjeje për vendi.

Ligji për gjuhët paraqet përmbyllje të Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo do të ndikojë në drejtim të qetësimit të marrëdhënieve ndëretnike. Kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke iu përgjigj kritikave të opozitës në drejtim të procedurës së miratimit të Ligjit në fjalë. Ai nënvizoi se Ligji për gjuhët nuk paraqet asnjë dhimbje për vendin.

“Aspekti i fundit i qetësimit të marrëdhënieve ndëretnike, duke i vendosur ato në kuadër të konceptit të ofruar nga ideja e një shoqërie për të gjithë, është plotësimi i detyrimeve legjislative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Këtë përmbyllje e bën pikërisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve si një e drejtë kushtetuese e paplotësuar e bashkësive të tjera etnike në vend”, u shpreh Zaev.

Ndërsa më tej shton: “Nëse lejojmë zbatimin e saj do të shohim se nuk paraqet asnjë dhimbje por në fakt do tu mundësojë qytetarëve ta ndiejnë shtetin si të tyrin sepse përveç detyrimeve u lejohen edhe të drejtat që çdo qytetar i shtetit duhet t’i ketë. Nga ky aspekt jam i bindur se ajo që po krijohet në Republikën e Maqedonisë është një përfitim i përhershëm nga i cili të gjithë do të jemi krenarë”.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, Zaev foli edhe për bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ai gjithashtu konfirmoi një takim që do ta zhvillojë me homologun grek, Aleksis Tsipras. Ndërsa nënvizon se zgjidhja për kontestin e emrit do të jetë dinjitoze për të dy vendet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!