Zaev: Dozat e para të vaksinave Pfizer deri në fund të muajit

schedule14:01 - 4 Mars, 2021

schedule 14:01 - 4 Mars, 2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, këtë të enjte ka folur për çështjen e vaksinave nga prodhuesi “Pfizer”.

Zaev gjatë vizitës së tij në Shtip është shprehur se tashmë është arritur marrëveshje dhe pret që deri në fund të marsit të arrijnë 21 mijë dozat e para të vaksinës “Pfizer”.

“Мarrëveshja me Pfizer është arritur. Në tre mujorin e parë, diku në fund të marsit do të marrim 21 mijë dozat e para të vaksinës, në tre mujorin e dytë do të sigurojmë edhe më shumë sasi, dhe në tre mujorin e tretë do të sigurohen edhe më shumë vaksina”, ka thënë Zaev.

Ai tha se duhet të vaksinohen të gjithë, si dhe bëri thirrje të ndiqen udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ekspertëve të fushës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!