Zaev: Bullgaria shkeli marrëveshjen, një gabim i papërgjegjshëm

schedule15:45 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 15:45 - 9 Dhjetor, 2020

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp u shpreh se veto e Bullgarisë për negociatat është zhgënjyese.

Zaev u shpreh se Bullgaria ka shkelur marrëveshjen e nënshkruan në vitin 2017 mes dy vendeve.

Të gjithë e kemi të qartë se deri në këtë moment Bashkimi Evropian nuk ka arritur pajtueshmëri për kornizën negociuese me vendin tonë. Ky gabim i papërgjegjshëm është një lajm i hidhur për të gjithë kombin tonë. Në këtë ditë, ne dëgjojmë zhgënjimin e madh të të gjithëve në një frymë.

Bullgaria vuri veton, shkeli Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë dhe kështu bllokoi rrugën e integrimit tonë evropian, për të cilin institucionet e BE-së dhe vendet anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë, kanë theksuar vazhdimisht se ne i përmbushim kushtet për fillim të negociatave”, tha Zaev.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!