“Za Fest” vjen në edicionin e 8-të me plot surpriza dhe të veçanta për këtë vit. Këngëtari Vlashent Sata në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, zbuloi surprizat e këtij viti, ndërsa u shpreh se do të jenë 3 net të mbushura me plot emocion.
“Nuk është thjesht një festë apo koncert, por është ideja për të krijuar një platformë që t’i ke dëshirë të jesh. Mund të dëgjohet një figurë frymëzuese. Nata e parë është 18 korrik. Natën e parë do të kemi bisedën frymëzuese të Dom Gjergjit. Ditën e dytë të festivalit spostohemi në Kalanë e Shkodrës. Nata e tretë dhe fundit do të hapet nga unë”, tregoi gjatë kësaj interviste, Vlashent Sata.
Ky edicion do të ketë 3 net të mbushura plot muzikë me emrat më të njohur artistikë. Përfshirë këtu, Ylli Limani, Çun Lajçi, Gipsy King dhe shumë të tjerë.
/abcnews.al/