Këtë fundjave duke nisur nga e premjta e 21 korrikut e deri të dielën në Shkodër do të zhvillohet edicioni i shtatë i Za Fest.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se pjesë e Za Fest do të jenë disa nga artistët më të dashur për momentin.
Sipas postimit të kreut të qeverisë mësohet se aktiviteti do të zhvillohet në Kalanë e Rozafës dhe në Kullën e Inglizit në Shkodër
“Disa prej artistëve më në zë të momentit do t’i gjeni në “Za Fest VII” nga sot deri të dielën, me performancat e tyre në Kalanë e Rozafës dhe në Kullën e Inglizit në Shkodër❤️”, shkruan Rama. /abcnews.al