Yuri Kim zbulon çfarë bisedoi me Kadarenë: Është një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës

schedule10:49 - 15 Gusht, 2021

schedule 10:49 - 15 Gusht, 2021

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një takim me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ata kanë diskutuar rreth identitetit europian të shqiptarëve, lidhur edhe me veprën e botuar me të njëjtin titull nga Kadare në vitin 2006.

Sakaq, Kim e ka konsideruar shkrimtarin si një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.

“Libri “Identiteti evropian i shqiptarëve” i Kadaresë ështe sot po aq magjepsës sa ishte kur ai e botoi në 2006-ën. Ndërsa shohim drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Ishte kënaqësi ta bëja këtë diskutim nga afër me një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës”, ka shkruar ambasadorja e SHBA./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!