Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim është shprehur se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi. Kim ka reaguar në rrjetin social “Twitter” , ndërsa bën të ditur se ka takuar kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Fokusi i diskutimit të këtij takimi siç sqaron edhe ambasadorja amerikane ishte integriteti dhe efikasiteti në institucionet gjyqësore.