Yuri Kim takohet me Sokol Sadushin: Të plotësohen vakancat e krijuara për shkak të vettingut

schedule16:52 - 28 Janar, 2022

schedule 16:52 - 28 Janar, 2022

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Ajo thotë se në takim është diskutuar për hapat për futjen në sistem të gjyqtarëve shtesë të kualifikuar për të plotësuar vakancat e krijuara për shkak të procesit të vettingut.

Kryediplomatja amerikane shprehet se SHBA do të ofrojë asistencë teknologjike.

“Takimi produktiv me Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë –

SHBA-te do të ofrojë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem, ndërsa vettingu vazhdon”, shkruan Kim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!