Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.
Diplomatja amerikane e uroi gjyqtaren për detyrën e re dhe rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri.
“Sot takova Holta Zaçajn për ta uruar për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet. Kjo është kërkesa e drejtë e qytetarëve, e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe e nevojshme për anëtarësimin në BE. I urojmë gjyqtares Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë mençuri dhe sukses në përmbushjen e detyrës.”, shkruan ambasadorja.
Today I met Holta Zaçaj to congratulate her on election as Chair of ?? Constitutional Court. ?? will continue to strongly support justice reform so that courts operate independently & with integrity. This is the rightful demand of citizens, necessary to attract more investment, &… pic.twitter.com/GZ5LpXHCqq
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 25, 2023
/abcnews.al