Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Ajo ka lënë të kuptohet se i kanë shkuar në vesh fjalë për një marrëveshje të fshehtë për të vrarë këtë reformë, teksa thotë se shpreson që kjo të jetë e pavërtetë.
Kim thekson për herë të parë se kjo reformë e cila është mbështetur pikërisht prej SHBA, është e ngadaltë dhe jo perfekte.
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta.
Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, shkruan Yuri Kim.
"Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë." @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/tSeSuWxx3G
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 21, 2020
Më herët Kim deklaroi se Reforma në Drejtësi duhet të përshpejtohet, teksa uroi tre prokurorët e rinj të SPAK që u betuan sot tek presidenti Ilir Meta.
Deklarata e saj vjen pikërisht pas takimeve me kreun e shtetit si dhe kryeministrin Edi Rama për të tretën herë brenda jave. /abcnews.al