Kim: Prokurorët e SPAK tmerri i kriminelëve dhe heronjtë e fëmijëve, BKH krah FBI-së amerikane

schedule11:35 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 11:35 - 20 Dhjetor, 2021

Një vit kthese! Kështu e ka cilësuar ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim vitin 2021 sa i përket goditjes së krimit të organizuar nga SPAK në bashkëpunim me BKH. Gjatë dorëzimit të certifikatave për hetuesit e rinj, Kim deklaroi se BKH po kthehet në një shtyllë që mbështet demokracinë, ndërsa theksoi se shumë shpejt ajo do të rreshtohet krah FBI-së amerikane.

“Ju e keni filluar punën tuaj. Ju po e ngrini BKH në një shtyllë që mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Asgjë nuk do jetë e lehtë apo e shpejtë por kërkon punë dhe shumë punë. Çdo ditë duhet të qëndrosh i fokusuar. Më ka lënë mbresa qëndrimi për të marrë detyra në emër të qytetarëve tuaj.

Guximi juaj për të mbrojtur drejtësinë dhe për të hetuar këdo që duhet të hetohet për ta bërë Shqipërinë më të pastër por edhe më të fortë dhe më të pasur. Puna juaj po ndërton një BKH që do të zërë vendin e saj krah FBI amerikane. Uroj SPAK në 2-vjetorin e krijimit të tij. Mendoj që në këto dy vite kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër”, tha Kim.

Kim deklaroi se vendi është mahnitur nga ajo që ka ndodhur ndërsa inkurajoi SPAK dhe BKH të vazhdojnë të punojnë bashkë. Sipas Kim ata janë kthyer në heronjtë e të rinjve dhe tmerrin e kriminelëve.

“Gjithë vendi është mahnitur nga ajo që ka ndodhur sepse ka qenë në pritje të këtij çasti. SHBA përgëzon punën tuaj. Është domethënës që SPAK dhe BKH janë këtu sepse vetëm së bashku mund të merrni përsipër hetimin e atyre që dëmtojnë të tjerët për të pasuruar veten. Ky bashkëpunim e bën SPAK të fuqishëm. Ju nxis të punoni bashkë me njëri tjetrin që prokurorët dhe hetuesit të punojnë sup më sup. 2021 ka qenë pikë kthese kundër krimit të organizuar. BKH hap një kapitull të ri të institucioneve të pavarura.

Vitin e ardhshëm do shohim një klasë tjetër që do ju bashkohet. Ne do vazhdojmë të bëjmë përpara hap pas hapi. Kur të biem do ngrihemi sërish. Pika kyçe është të ecësh përpara pavarësisht se çfarë thotë të tjerë. SHBA ju mbështesin në çdo mënyrë. Në këtë përvjetor duhet të jeni krenarë se tashmë jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve. Atyre që kishin menduar se mund të arratiseshin apo se kanë një mik nuk do jepnin llogari. Atyre ditëve po u vjen fundi. Jeni tmerri i fëmijëve dhe shpresa e fëmijëve”, u shpreh Kim. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!