Yuri Kim: Piramida u ndërtua si muzeu i Enver Hoxhës, por tregoi se historinë e bën populli

schedule10:56 - 4 Shkurt, 2021

schedule 10:56 - 4 Shkurt, 2021

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar gjatë fjalës së saj në ceremoninë e nisjes së zbatimit të projektit për transformimin e piramidës se ky është një bashkëpunim shqiptaro-amerikan. Ajo u shpreh se kjo godinë u hap si muzeu i Enver Hoxhës por me kohë tregoi se historinë e bëjnë vetë shqiptarët.

“Historia është një gjë kureshtare. Piramida u hap si muzeu i Enver Hoxhës dhe si vetë diktatori dukej sikur kjo godinë duhet t’u thoshte njerëzve që janë subjekte pasive. Epo siç e dëshmoi populli në ’91 dhe sot, ata kishin një rol.

 Populli shqiptar shpalli se historia e Shqipërisë është duke u bërë. Pak më shumë se një vit më parë u krijua një hapësirë për të nxitur inovacionin e teknologjisë.Pres me kënaqësi që kjo piramidë të shndërrohet nga një simbol të kaluarës së errët në një inkubator për të ardhmen e ndritur të popullit të Shqipërisë, në një të ardhme ku më të mirët e Shqipërisë të mësojnë dhe të bëhen krijuesit e historisë së tyre”, tha Kim./mv.abcnews.al