Yuri Kim pas takimit me Bashën: Reforma Zgjedhore të përfundojë para 31 majit

schedule15:49 - 26 Maj, 2020

schedule 15:49 - 26 Maj, 2020

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka deklaruar në fund të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu, se Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë deri në 31 Maj.

Ajo deklaroi se në takim u fol për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, ndërsa theksoi se është me rëndësi që udhëheqësit shqiptar të përmbushin pritjet e popullit shqiptar.

Kim vlerësoi gjestin e opozitës për t’u ulur sot në tryezën e Këshillit Politik, ndërsa shtoi se tashmë është në pritje të rezultateve.

LEXO EDHE: Basha pasa takimit me ambasadoren e SHBA-së: Prioriteti ynë, zgjedhje të lira dhe të ndershme

“Isha shumë e kënaqur. Diskutuam për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptar që duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar për të përfunduar Zhgjedhoren deri në 31 Maj.

 Ky nuk është ndonjë afat i SHBA, por vetë udhëheqësit. Opozita ka një punë shumë të vështirë por jam shumë e inkurajuar për diskutimin e realizuar sot dhe pres për rezultatet”, tha Yuri Kim./abcnews.al