Yuri Kim: Parlamenti duhet të miratojë zgjatjen e mandatit të vettingut

schedule14:24 - 21 Tetor, 2021

schedule 14:24 - 21 Tetor, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaron se mandati i organeve të vettingut duhet zgjatur. Kim shkruan në Titter se është takuar me ambasadorin e prezencës së OSBE në Shqipëri dhe kanë diskutuar një sërë çështjesh.

Diplomatja amerikane vë theksin tek zgjatja e mandatit të vettingut që duhet të miratohet nga parlamenti. Po ashtu ajo shton se palët duhet veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR për zgjedhjet.

“Takova sot ambasadorin  e OSBE, Vincenzo Del Monaco,  për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Kim.

Kujtojmë se maxhoranca ka kërkuar votat e opozitës për rë miratuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Ndërkaq, PD ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Demokratët artikulojnë se për këtë çështje nuk ka ngërç dhe se nuk është në prioritetin e tyre. g.v/abcnews.al