Yuri Kim: Nuk e prisnim largimin e Nanos, ai ishte partner i SHBA-ve

schedule21:43 - 29 Shtator, 2022

schedule 21:43 - 29 Shtator, 2022

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka komentuar shkarkimin e Gledisn Nanos si Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Kim tha se nuk e prisnin largimin e Nanos, ai ishte një partner i SHBA-ve.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Dakord. Do t’ju pyes për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?

Kim: Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.

Fevziu: A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?

Kim: Nuk e prisnim.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!