Yuri Kim në qendër të sulmeve nga Berisha/ Minxhozi: Kartë që nuk mund ta luajë në zgjedhje, opinioni i votuesit s’ndryshon

schedule19:00 - 24 Janar, 2025

schedule 19:00 - 24 Janar, 2025

Sali Berisha i është kthyer kundër ish-ambasadores në Tiranë, Yuri Kim, pas fotos së saj me sekretarin e Shtetit në administratën Trump, Marco Rubio.

Lidhur me këtë analisti Skënder Minxhozi tha në “Tirana Live” se nuk beson që diplomacia amerikane përtej kësaj fotoje, do t’i futet shqyrtimit kapilar të statusit ‘non grata’.

Sipas Minxhozit, Berisha nuk e ka problemin me statusin, por me numrin e pakët të votave që do të sigurojë në Shqipëri.

Ai ka theksuar se edhe nëse do t’i hiqej statusi non grata nuk ndryshon opinioni i votuesit, pasi kjo është një kartë që Berisha nuk mund ta luaj në zgjedhje.

“Mendoj se kjo punë është më e thellë. Mendoj që Amerika është më serioze me angazhimet që merr dhe me vulat që publikon. Sidomos një institucion si Departamenti i Shtetit që është një institucion i konsoliduar.

Nuk është e rastit që Rubio është konfirmuar nga të dyja palët në senat me maksimumin e votave. Është nga të paktët persona të kabinetit Trump që nuk ka pasur antagonizëm në marrjen e konfirmimit. Pra, unë nuk besoj që diplomacia amerikane përtej kësaj fotoje, do ti futet shqyrtimit kapilar të statusit non grata që është ndarë ndër vite. Unë mendoj që Berisha nuk e ka problemin me statusin, por me numrin e pakët të votave që do të sigurojë në Shqipëri. Edhe nëse do t\i hiqej statusi non grata nuk besoj që ndryshon gjë dhe opinioni i votuesit më 11 maj. Unë nuk mendoj që kjo është një kartë që zoti Berisha mund ta luaj në zgjedhje”, tha Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!