Yuri Kim mesazh nga Uashingtoni: Mbledhim fuqitë për zgjidhje në Ballkan

schedule19:48 - 25 Shkurt, 2020

schedule 19:48 - 25 Shkurt, 2020

Ata janë njerëzit më të rëndësishëm të SHBA-ve për Shqipërinë dhe Kosovën. Përkatësisht i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadori amerikan në Prishtinë Filip Riker. Të tre bashkë gjenden në Uashingon ku duket se fokusi i takimit mes tyre ka qënë pikërisht dialogu Kosovë-Serbi.

Përmes një statusi në twitter, ambasadorja shprehet se duhet të përdorim fuqinë e SHBA-ve për të gjetur një zgjidhje në Ballkan.

“Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ajo duke etiketuar ambasadën e SHBA-së në Prishtinë dhe atë në Beograd. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!