Yuri Kim: Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë të pathyeshme pavarësisht kush ulet në Shtëpinë e Bardhë

schedule10:35 - 16 Maj, 2022

schedule 10:35 - 16 Maj, 2022

Në fjalën e saj p[ër 100-vjetorin e marrëdhënieve mes  Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuar, ambasadorja Yuri Kim e nisi duke kujtoi se Mike Pompe, i cili është i ftuari special, ishte ai që e solli në Shqipëri.

Diplomatja amerikane Yuri Kim theksoi se marrëdheniet mes dy shteteve janë “fill i pathyeshëm pavarësisht kush është në Shtëpinë e Bardhë”.

“Sekretari Pompeo ishte personi që më ka emëruar para dy viteve si ambasadore, dy vendet tona kanë një fill të fortë mes tyre, pavarësisht se cilët janë presidentët që ulen në Shtëpinë e Bardhë.

Shqiptarët janë një model se si mund të dalin nga shtypja, duke kontribuar për botën, ne po bëjmë kaq shumë gjëra së bashku, anembanë botës, dhe jo vetëm në rajon. Ju mirëpritët 2500 afganë, dhe i treguat besnikërinë tuaj.

Jemi duke punuar për dy projekte të mëdha energjitike, duke e bërë Shqipërinë një lojtar kyç, për të shpëtuar nga zhvatja e  Rusisë.

Së bashku po luftojmë korrupsionin, ne po  punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE, ne shpresojmë që kjo të vazhdojë dhe në 100 vitet e ardhshme, ne nuk mund të kishim kërkuar një mik dhe partner për ti bërë të gjithë këto së bashku”, tha Yuri Kim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!