Parlamenti miratoi gjyqtarin për Kushtetuesen, Yuri Kim: Lajm i madh

schedule16:01 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 16:01 - 17 Dhjetor, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit të Altin Binajt si anëtar i GJK-së.

Kim në reagimin e saj shkruan se KED duhet të veprojë shpejt që të dëgjojë emrin te Presidenti në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.

LEXO EDHE: Kuvendi voton me 96 vota “pro”, anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj

Sipas ambasadores amerikane një gjykatë kushtetuese funksionale do të thotë një hap para drejt integrimit në BE.

“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria tani ka nevojë për 1 gjykatës tjetër për një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve tek presidenti sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kjo është një arritje madhore e cila do ta lëvizë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit dhe Parlamentit”, shkruan Kim.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!