Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, Yuri Kim në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, u ka dalë në mbrojtje gazetarëve.
Përmes një postimi në Facebook ambasada shkruan se ata janë burim llogaridhënies dhe informacionit dhe thelbësorë për demokracitë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Ata janë burim llogaridhënies dhe informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet“, shkruan Kim./abcnews.al
?? | “U.S. supports the vital role of journalists around the world, including Albania. They are a source of…
Posted by U.S. Embassy-Tirana on E hënë, 2 Nëntor 2020