YouTube Music rregjistron 50 milionë abonentë

schedule17:00 - 3 Shtator, 2021

schedule 17:00 - 3 Shtator, 2021

Shërbimi i transmetimit të muzikës në YouTube raportoi të enjten se tani ka më shumë se 50 milionë abonentë, duke thënë se po rritet shpejt ndërsa përpiqet të mbyllë hendekun me liderin e tregut Spotify.

YouTube Music ndjek rivalët Spotify, Amazon dhe Apple por ka fituar terren, sipas gjurmuesit të tregut Midia Research. YouTube është një degë e Google.

“YouTube Music e Google ka qenë historia më e spikatur e tregut të pajtimtarëve të muzikës gjatë dy viteve të fundit, duke bërë jehonë si në shumë tregje në zhvillim ashtu edhe në audiencën më të re në të gjithë globin”, tha analisti i Midia Mark Mulligan në një postim.

“Shenjat e hershme janë që YouTube Music po bëhet për Gen Z ajo që Spotify ishte për Millennials gjysmë dekade më parë.”

Sipas Midia, Spotify kishte 32 përqind të tregut global të transmetimit të muzikës në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa Apple Music zinte 16 përqind dhe Amazon kishte 13 përqind.

“Ne po shohim një rritje mbresëlënëse në vende si Koreja, India, Japonia, Rusia dhe Brazili ku muzika është një pasion i madh”, tha kreu global i muzikës në YouTube, Lyor Cohen gjatë një deklarate.

“Ofertat unike të YouTube Music dhe Premium po bëjnë jehonë në tregjet muzikore të krijuara dhe në zhvillim.”

YouTube Music ishte shërbimi me rritjen më të shpejtë të transmetimit të muzikës vitin e kaluar, pasi radhët e abonentëve të tij u rritën rreth 60 përqind.

Ndërkohë, YouTube tha në qershor se i pagoi më shumë se 4 miliardë dollarë industrisë së muzikës gjatë 12 muajve të mëparshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!