Gjiganti amerikan YouTube ka mbyllur kanalet e separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit. Në fakt, kanalet nuk janë më të aksesueshme dhe në vend të kësaj shfaqet një mesazh në të cilin shkruhet: “kjo llogari është mbyllur për shkak të mospërputhjes me rregullat e komunitetit të YouTube”.
Rusia i ka mohuar akuzat në një deklaratë të lëshuar të premten, duke thënë: “Akuza të ngjashme, të pabaza në lidhje me programin bërthamor të Rusisë janë bërë më shumë se një herë. Rusia gjithashtu akuzohet nga Perëndimi se po përgatitet të pushtojë Ukrainën, diçka që Moska e ka mohuar.
Kremlini beson se de-përshkallëzimi rreth Ukrainës varet nga tërheqja e Aleancës së Atlantikut të Veriut nga Eiropa Lindore, një pretendim që NATO e ka hedhur poshtë.
Rusia gjithashtu akuzon shpesh mediat dhe platformat kryesore sociale si Facebook, Google ose YouTube për shkelje të ligjit rus për shkak të përmbajtjeve që ajo i identifikon si të paligjshme, duke rezultuar në sanksione financiare.
/abcnews.al