Ymeri: Edicioni i 20 i Panairit të Librit sjell autorë cilësorë

schedule15:03 - 13 Nëntor, 2017

schedule 15:03 - 13 Nëntor, 2017

Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri  thotë se situata e librit nuk është në ditët më të mira. Por në panairin e 20 të librit, botuesit janë angazhuar të sjellin botime cilësore. Ndërkaq tirazhet  janë më të ulta se një vit më parë

Kanë nisur përgatitjet për panairin e 20-të librit, i cili çel dyert ditën e mërkurë në Pallatin e Kongreseve. Shoqata e Botuesve, organizatorja e këtij eventi konfirmon pjesëmarrje të gjerë të botuersve nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia dhe Mali i Zi.

Petrit Ymeri ngre si shqetësim kryesor uljen e numrit të tirazheve të librave, për shkak të rënies së fuqisë blerëse, por nga ana tjetër ai thotë se botuesit do të ofrojnë gjatë ditëve të panairit libra cilësorë, ku dominon letërsia e huaj. Gjithashtu do të ketë dhe zbritje nga 10 deri në 50 përqind.

Si aktivitet kryesor do jetë sipas Ymerit një work shop për nxitjen e përkthyesve të rinj, ndërkohë që shtëpitë botuese do sjellin autorë të huaj dhe përkthyes në mënyrë individuale

Panairi i librit do të qëndrojë i hapur nga data 15 deri në 19 nëntor ditën e fundit do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve./abcnews.al

 

https://youtu.be/ASdW5aQwh8A

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!