“Ylli” turk i Apenineve, “gjigantët” e Evropës vihen pas “diamanit” të “Zonjës”

schedule23:50 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 23:50 - 28 Dhjetor, 2024

Është padyshim një ndër lojtarët më premtues të momentit.

“Yllit” turk, Kenan Yildiz po tregon dita-ditës se është e ardhmja e “Bardhezinjve” të Juventus, mirëpo “jehona” e tij i kaluar Apeninet, duke bërë që pas tij të vihen të gjithë “gjigantët” e futbollit evropian.

Sipar raportimeve më të fundit të gazetarit gjerman, Florian Plettenberg 19-vjeçari turk është në objektivin e “të mëdhenjve” të Premier League, Manchester United, Arsenal e Liverpool, dhe kërkohet gjithashtu me ngulm nga “sheikët” e Paris Saint-Germain.

Megjithatë, Yildiz deri më tani e ka treguar hapur dashurinë e tij për fanellën e Juventus dhe me shumë gjasa do të qëndrojë me “Zonjën”, teksa këtë sezon ka qenë një prej lojtarëve më produktiv, duke shënuar 4 gola e të dhurojë 3 asistime, ku një prej rrjetave të shënuara ishte ndaj holandezëve të PSV në UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!