Ylli Rakipi-Bashës: A largohesh nëse humb zgjedhjet?

schedule20:55 - 23 Janar, 2020

schedule 20:55 - 23 Janar, 2020

“Po të humbë zgjedhjet, a jep dorëheqjen Lulzim Basha?” Me këtë pyeteje iu drejtua nga studion e Abc News gazetari Ylli Rakipi, kryetarit të opozitës.

Sipas tij Basha nuk ka sëfundmi asnjë dalje në media, pasi siç thekson gazetari nuk ka çfarë të thotë.

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Rakipi tha se opozita politike është shumë e dobët.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Forcat politike duhet të hapin sistemin. Shqipëria ka njerëz të rinj që ikin studiojnë jashtë dhe nuk kthehen më. Këtu ka një eksod masiv.

Mirela Milori: Cfarë ndodhi që opozita tha “Rama ik”, dhe sot jemi në një tryezë dhe presidenti kërkon që tryeza të shkojë në një nivel më të madh?

Ylli Rakipi: Ka ndodhur një zbythje e kryetarit të opozitës. Ti e ke vënë re që ai nuk del asgjëkundi, vetëm në Facebook. Në Facebook kishte përshëndetur një qytetar, mos ik i thoshte, se ne do bashkohemi dhe të pres në takim.

Mirela Milori: Nuk i kanë munguar ftesat nga gazetërët zotit Basha, shpresoj të japë një intervistë.

Ylli Rakipi: Nuk vjen se s’ka c’të thotë. Opozita duhet të bëjë këtë llogari, ose të bëhet opozitë ose të hapë dyert, të ketë një opozitë tjetër. Po pse ka frikë të ketë opozitë tjetër, mund të dalin 10 parlamentarë të tjerë. Pse duhet ta mbyllësh si në vitin 2008 kur Ilir Meta shkoi dhe donte të jepte jetën.

Mirela Milori: Vërtet beson se mund të ketë një parti tjetër opozitare?  Një pjesë të opozitës i ke në Parlament.

Ylli Rakipi: Opozita po hap procesin brenda vetes.

Mirela Milori: Edhe zoti Patozi ka bërë një parti të tij, me reformën e re zgjedhore, mendon se zoti Patozi mund të marrë të gjithë bazën e partisë?

Ylli Rakipi: Jo, e hap sistemi që të jetë edhe Patozi edhe Topalli, edhe ata që kanë vajtur tani, dhe të ketë një garë në vazhdim. Ky sistem është garë.

Mirela Milori: Kjo reformë që do bëhet, mendoni se do hapë garën?

Ylli Rakipi: Jo, kjo është një reformë që të kthehet Lulzimi atje ku ishte, dhe disa të tjerë, dhe të vazhdojë kjo që situatë që ka qenë dhe Shqipëria të katandiset në këtë gjendje. E ke parë kryeministrin që thotë se eksod ka kudo?!

Mirela Milori: Po është Ballkani Perëndimor i përfshirë nga eksodi.

Ylli Rakipi: Ku ka? Hajde shkojmë në një republikë me 600 mijë njerëz, në Mal të Zi, sa ka?!

Mirela Milori: Ka tjetër qasje, si me turizmin, si me kapitujt, dhe me BE-në, jo se s’ka korrupsion, ka por…

Ylli Rakipi: Ka korrupsion por e ndan vendin me qytetarët e vet Mirela. Gjukanovic nuk është një kampion demokracie, por e pjeston vendin me qytetarët e vet. Të jesh i lirë në demokraci, është të mundesh në fillim ekonomikisht. Jetojnë më mirë edhe serbët. Këtu Shqipëria ndahet me 10 veta. E ke parë ti që ky bërtet kundër oligarkëve, dhe oligarkët marrin më shumë. Po kush po thotë një cerek fjale nga oligarkët?!

Mirela Milori: Megjithatë zgjedhjet…bëri një “vetëvrasje” doli nga sistemi, me këtë reformën që do ketë edhe draftin e saj, arrin deri diku të çmontojë regjimim e Ramës, se nuk ka rrugë tjetër…

Ylli Rakipi: Rama e çmonton atë. Të çmontosh është si të luftosh me Ramën në mënyrë formale, se substancialisht Meta është i fortë, bën veprime të forta, kundërshton ligjet. Por formalisht edhe Meta bëhet ndonjëherë qesharak, merr një shegë dhe thotë ja u poq shega. Këto janë formate të potureve që mban Rama. Ai i mund këta , është aq i zoti se me këto formula këta e merr zvarrë. Pyetja ime është, që ia bëj edhe opozitës, dhe Lulzim Bashës: Nëse humb zgjedhjet e  viti 2021, se mos e hapin këtë idenë do ketë zgjedhje në qershor…

Mirela Milori: Nuk do ketë zgjedhje në qershor a në shtator?

Ylli Rakipi: Edi Rama do shkojë në zgjedhje tani?!

Mirela Milori: Po, edhe fiton prap ndoshta…

Ylli Rakipi: Mund ta bëjë, por ai shkon në zgjedhje, po themi në qershorin e vitit 2021, po fitoi Edi Rama në zgjedhje, jep dorëheqjen Lulzim Basha? Se ai do thotë prap  ky regjim na vodhi, se ai u mësua tani që ia merr pula bukën nga dora. Pyetja ime është Lulzim Basha po i humbi zgjedhjet, jep dorëheqjen?

Mirela Milori: Do e pyesim Lulzim Bashën dhe do kemi një përgjigje.

Ylli Rakipi: Ku do e pyesim, të vjen ai këtu ty? Opozita po të kishte bërë detyrën, regjimi nuk ishte sot. Ai e mbylli detyrën dhe iku në plazh, dhe tani ka filluar procesin e rikthimit.

Mirela Milori: Po Rama…

Ylli Rakipi: Këta kryetarët që ka zgjedhur ky dalin të gjithë në Greqi. Është një lemeri e madhe, është një regjim i plotë, sepse përballë nuk është opozita politike. Ky ka realizuar komplet regjimin.

Mirela Milori: Tani që ngrihen organet e reja të drejtësisë mendoni se do ketë një frymëmarrje tjetër?

Ylli Rakipi: Këto i ka nën kujdestari kryetari i regjimit. Nuk ka regjim, po nuk i ke marrë të gjitha. Të fundit kishte ca copëza mediash. E dëgjuat si tha unë kam 60 gjyqe dhe po humba njërin dorëhiqem. Si mund të thotë  kështu, ai i ka të gjitha.

Mirela Milori: Perspektivë shikon?

Ylli Rakipi: Nuk shikoj me thënë të drejtën, më vjen keq që jemi banorë të këtij vendi dhe kemi rënë në këtë gjendje që është shokuese, vrasëse, dhe më habit akoma, arroganca e kryeministrit, dhe njerëzve të tjerë, për shkak të mungesës së opozitës politike përballë.

/abcnews.al