Ylli Pango: Në çdo qeverisje ka pasur tentativa për të asgjesuar monumentet e kulturës

schedule21:45 - 27 Maj, 2020

schedule 21:45 - 27 Maj, 2020

Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango në studion e “ABC News” ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gjatë bisedës me gazetaren Juli Xhokaxhi, ai kujtoi restaurimin e Ministrisë së Kulturës, ndërsa theksoi se pavarësisht shkatërrimit që kishte u bënë ndërhyrje, pavarësisht se ishte Monument Kulture i kategorisë së dytë.

Pango theksoi Teatrit Kombëtar është një pikë reference jo vetëm për teatrin, por edhe për politikën.

“Ajo ndërtesë i ka mbajtur brenda të gjitha. Ka shumë histori. Dhe një nga kriteret që ka ligji evropian është që monumenti edhe nëse shembet për arsye natyrore, apo dora njeriut duhet të rindërtohet siç ka qenë.

Lufta kulturore ka kaluar në një seri peripecish dhe historia jonë është vërtet e larmishme, por edhe monumentet janë të shumta. Nga njëra anë kemi një plejadë profesionistësh që janë për tu nderuar, por midis tyre ka njerëz që kanë futur në historinë e trashëgimisë kulturore Bylysin.

Ndërkohë në çdo qeverisje pa përjashtim ka pasur tentativa të vazhdueshme dhe shumë shpesh të suksesshme për të asgjësuar monumentet e kulturës për shkak të ndërtimeve që do të bëheshin mbi to. Këtu kanë ceduar figura që kanë filluar nga nivelet e pushtetit lokal në nivele më të larta”, tha Pango./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!