Ylli i Tiranës në hetim, Disiplina mund ta bëjë shembull sot

schedule11:13 - 23 Shkurt, 2022

schedule 11:13 - 23 Shkurt, 2022

Vesel Limaj ka përfunduar në hetim nga Komisioni i Disiplinës, pas një deklarate të bërë për kartonin e verdhë të marrë në ndeshjen kundër Egnatias.

Ai pranoi se ishte gjithçka me llogari, për të munguar kundër Kastriotit. Trajneri Orges Shehi më pas e mohoi diçka të tillë dhe tha se Limaj ishte gjobitur për vonesën te zëvendësimi, që u shoqërua me karton të verdhë.

“Panorama Sport” shkruan se një klub i Superiores ka paraqitur në FSHF deklaratën e Limajt në TV dhe tani Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka hapur një hetim për të dhe mund të ketë gjobë ose pezullim me disa ndeshje.

Ky komision pritet të mblidhet sot dhe do të shikohet se çfarë vendimi do të merret për mesfushorin, i cili është një nga lojtarët kryesorë të formacionit bardheblu. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!